Sarri: Po të ishte kështu do paguheshim ne 100 milionë euro

Futboll

Sarri: Po të ishte kështu do paguheshim ne 100 milionë euro

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 11:55
Mauricio Sarri

Mauricio Sarri ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër CFR Kluzhit, të vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Konferencës.

Italiani është pyetur nëse një trajner mund të bënte diferencën në kompeticionet europiane.

Kreu i pankinës së Lacios është përgjigjur se nëse do të ishte gjithçka në dorën e trajnerit, atëherë do të paguhej ai 100 milionë euro dhe lojtarët nga 100 mijë.

“Nëse do të ishte kështu, trajnerët do të fitonin 100 milionë euro në vit dhe lojtarët 100,000.

Disa lojtarë kanë karakteristika të caktuara mendore, të tjerët jo.

Se sa një klub dhe një mjedis ndjen një ndeshje mund të ketë ndikim”, ka thënë Mauricio Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat