Kjo është nota për Granit Xhakën në derbin e madh të Anglisë 

Futboll

Kjo është nota për Granit Xhakën në derbin e madh të Anglisë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 shkurt 2023 Në ora: 23:14
Granit Xhaka

Futbollisti Granit Xhaka, me Arsenalin sonte nuk ia dolën që të dalin me pikë në derbin e madh anglez, duke pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Manchester City në stadiumin "Emirates”, në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së 12-të të Premier League.

City i trajnerit Guardiola, i gëzohet fitores së madhe për faktin se me këtë fitore rrëmbejnë pozitën e parë dhe kanë 51 pikë sa ka edhe Arsenali në pozitën e dytë por kjo e fundit ka një takim me pak.  

Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, ka zgjedhur lojtarin e ndeshjes. 

Sipas kësaj faqe, Kevin De Bruyne i Cityt, është lojtar i ndeshjes, me notën 8.3, ndërsa Xhaka nuk merr notë me shumë se 6.8.

Xhaka u paraqit gjithsejt 82 minuta në derbin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat