Leao: Duhet të fitonim 3:0

Futboll

Leao: Duhet të fitonim 3:0

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:28
Leao

Milani fitoi 1-0 raundin e parë ndaj Tottenhamit, përballje që u vendos nga goli i Brahim Diaz.

Kuqezinjtë luftuan fort dhe menaxhuan avantazhin e shpejtë.

Ylli i kampionëve të Italisë, Rafael Leao foli për uefa.com në lidhje me suksesin ndaj skuadrës së Antonio Contes.

Pas tri javësh, djemtë e Piolit do të synojnë në Londër kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

“Jam i lumtur për fitoren. E dinim mirë rëndësinë e kësaj ndeshjeje.

Bëmë një punë të mirë dhe siguruam një fitore të rëndësishme.

Sipas mendimit tim, ndeshja duhet të përfundonte 3-0 për ne.

E kryem mirë detyrën tonë, por kemi edhe ndeshjen e kthimit.

Do të luajmë në Londër, atje na pret një përballje e vështirë.

Por, ne do të ikim atje për të fituar dhe për t’u kualifikuar”, deklaroi Leao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat