Rodrygo u rrit me fanellën e Santosit

Futboll

Rodrygo u rrit me fanellën e Santosit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:12
Rodrygo

Rodrygo u rrit me fanellën e Santosit, por në sezonin e parë ai tërhoqi vëmendjen e gjigantëve evropianë.

22-vjeçari u vu në shënjestër të Barcelonës, e cila pothuajse e përfundoi transferimin e tij, por Real Madridi i prishi gjithçka në minutën e fundit.

Në fund, Rodrygo vendosi të nënshkruajë për klubin mbretëror edhe pse kishte gjithçka të dakorduar me Barcelonën. 

Reali shpenzoi 45 milionë euro për ardhjen e brazilianit dhe shumë menduan se ishte shumë për një adoleshent, por Rodrygo ka treguar tashmë se transferimi i tij ishte një goditje për klubin madrilen.

“Kisha gjithçka të rënë dakord me Barcelonën dhe transferimi ishte praktikisht i përfunduar.

Megjithatë, papritur u shfaq një ofertë nga Real Madrid dhe kisha para meje fanellat e Barçës dhe Realit dhe duhej të zgjidhja. 

Unë u befasova që Real Madridi donte të më sillte.

Megjithatë, për mua zgjedhja nuk ishte e vështirë dhe nuk pata asnjë dilemë kur zgjodha Realin.

Zgjodha me zemër dhe e di që nuk kam gabuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat