Flet për të ardhmen

Futboll

Flet për të ardhmen

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:54
Sergio Ramos

Sergio Ramos nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Mbrojtësi spanjoll po i kalon muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ndërsa kontrata aktuale me këtë klub do t’i skadojë në muajin qershor.

Ish-futbollisti i Real Madridit kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga “Parku i Princave”, ndërsa tash palët do të ulen dhe të bisedojnë për vazhdimin apo jo të bashkëpunimit.

“Unë jetoj ditë pas dite.

Sezoni i kaluar ishte mjaft i vështirë.

Tash ndihem mirë fizikisht dhe mentalisht, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Nuk mendoj për të ardhmen. Do ta shohim gjatë verës”, deklaroi përfaqësuesi spanjoll për “RMC Sport”.

Ramos u përball vjet me lëndime dhe formë të zbehtë, ndërsa në këtë edicion është këndellur dhe është një titullar i padiskutueshëm.

Ai ndërkohë është në radar të klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr, i cili po mundohet t’i mbledh yjet e futbollit evropian në perëndim të karrierës, siç bëri paraprakisht me Cristiano Ronaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat