Klubi i Serie A e shkarkoi dhe e ktheu brenda tre ditësh

Futboll

Klubi i Serie A e shkarkoi dhe e ktheu brenda tre ditësh

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 17:55
Klubi i Serie A e shkarkoi dhe e ktheu brenda tre ditësh

Lëviz një tjetër pankinë në Serinë A.

Ose më saktësisht, lëviz një pankinë e cila kishte përjetuar shumë luhatje në këtë fillim viti.

Pritet vetëm zyrtarizimi por Paulo Sousa shumë shpejt do të prezantohet si trajneri i ri i Salernitanës.

Klubi në fjalë kishte shkarkuar një muaj më parë trajnerin Davide Nikola, për ta kthyer pas tre ditësh përsëri në detyrë.

Lëvizje që nuk rezultoi shumë e suksesshme pasi skuadra vazhdoi rënien në renditje dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Kjo ka shtyrë drejtuesit që këtë radhë t’i japin përfundimisht lamtumirën trajnerit Nikola dhe të gjejnë një akord me portugezin.

Ky i fundit është i papunë që në verë, kur u largua nga drejtimi i Flamengos në Brazil.

Për ish-trajnerin e Polonisë, ky është një kthim në Serinë A ku për dy vite ka drejtuar Fiorentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat