Ancelotti konfirmon zëvendësuesin e Viniciusit

Futboll

Ancelotti konfirmon zëvendësuesin e Viniciusit

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 17:33
Carlo Ancelotti

Real Madridi do të takohet nesër mbrëma me Elchen, në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

Një prej mungesave të mëdha për “Los Blancos” do të jetë Vinicius Junior, i cili është i suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë.

Carlo Ancelotti, sot në konferencën për media, konfirmoi se në vend të Viniciusit do të luajë braziliani tjetër, Rodrygo.

“Rodrygo do të luajë në pozicionin e tij”, tha shkurt trajneri italian.

Ancelotti tutje foli edhe për futbollistët e tjerë. Ai konfirmoi mungesën e Thibaut Courtois dhe Toni Kroos, si dhe konfirmoi rikthimin e Eder Militaos dhe Lucas Vazquez.

“Courtois nuk do të jetë nesër, shpresoj se ai do të kthehet për të shtunën, kundër Osasunas. Kthehet Eder Militao, kthehet Lucas, Kemi humbur Kroos, i cili ka një problem”, deklaroi 63-vjeçari.

Ndryshe, ndeshja mes Real Madridit dhe Elches do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat