Momenti i keq i Juventusit

Futboll

Momenti i keq i Juventusit

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 15:11
David Trezeguet

Ish-sulmuesi dhe legjenda e Juventusit, David Trezeguet, është kthyer duke folur për “DAZN” dhe ka komentuar momentin që po kalon Juventusi.

“Nuk po e ndjek shumë kampionatin italian, por kam një lidhje shumë të veçantë me Juventusin.

Dënimi me 15 pikë nuk do të jetë i lehtë për ta menaxhuar, por unë mendoj se grupi po tregohet në nivel të lartë, edhe ndaj Fiorentinës ata bënë një lojë të shkëlqyer.

Pakënaqësia e tifozëve?

Na ndodhi edhe neve dikur, por këto janë gjëra që gazetarët i shikojnë më shumë. Kur ekipi është i përqendruar në fushë, ajo që ndodh në tribuna nuk na shqetësonte.

Thirrjet negative nga tifozët janë pjesë e kësaj pune, kur dikush luan për Juventusin, duhet ta kuptojë që Juve duhet të jetë gjithmonë protagonist.”

Ish-bomberi francez gjithashtu shtoi duke thënë se për çfarë ka nevojë ky Juventus.

“Unë e përsëris atë që thashë në Katar. Unë mendoj se shembulli më i qartë është Bayern Munich, ku lojtari identifikohet dhe përgatitet nga vetë klubi për të përmbushur atë rol.

Bayerni është një shëmbull i qartë i menaxhimit dhe përgatitjes.

Juve ka nevojë për dikë që e di ambientin sepse ka luajtur për të, personazhe të rëndësishëm që kanë bërë histori.

Mendoj se këto elemente duhet të mbërrijnë, duhet të kenë një fjalë të rëndësishme dhe të qartë, me peshë”, është shprehur Trezeguet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat