Jo vetëm Lukaku

Futboll

Jo vetëm Lukaku

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:42
Jo vetëm Lukaku

Duke folur gjatë “Bobo TV” në Twitch, Antonio Cassano, ish-futbollist i njohur italian, analizoi barazimin e Interit në fushën e Sampdorias me tonet e tij të zakonshme, plot ngjyra:

“Interi ishte sipërfaqësor, më shumë se herët e tjera. Interi meritonte të fitonte, por problemi është tjetër.

Dje zëvendësimet nuk ishin sipas pozicionit. Fakti që në një moment të caktuar, Sampdoria hoqi një sulmues dhe një mesfushor-sulmues, si mund të luani me 4 lojtarë pas, me Dimarco dhe Dumfries, dhe të hiqni një qendërmbrojtës?

A dëshironte Inzaghi të ndryshonte vërtet, të bënte diçka ndryshe me tre sulmues? Hë pra, krijo diçka.

 Nuk është e mundur çdo herë, edhe vitin e kaluar Interi luajti sipërfaqësisht.

Në një ekip jo-kampionësh, kush është më i rëndësishmi?

Shtylla kurrizore e grupit.

Në pjesën e parë do ta kisha marrë Barellën dhe nxjerrë nga loja. I duket vetja sikur është Zidane apo Iniesta.

Nuk bën një pasim, vrapon si gomar përpara e mbrapa dhe tund duart. Nëse je tek Interi, jep diçka, bëj një futje ose një driblim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat