Moting kujton humbjen e PSG-së

Futboll

Moting kujton humbjen e PSG-së

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 13:42
Maksim Çupo-Moting

Erik Maksim Çupo-Moting do të ketë emocionet e një ish-i sot në përballjen e Bajernit të tij me PSG-në.

Sulmuesi kamerunas ishte pjesë e francezëve kur humbën finalen e Champions-it kundër gjermanëve në 2020-ën dhe 33-vjeçari pranon:

“Më dhemb ende”.

Në vitin 2021, kur ai kishte veshur fanellën e Bajernit, PSG-ja arriti të hakmerrej duke i eliminuar gjermanët, moment të cilin lojtari i lindur në Hamburg e quan një kujtim të keq:

“Ndeshje si këto janë objektivi për të cilin ti stërvitesh çdo ditë.

Të martën do të shohim dy skuadra me cilësi të jashtëzakonshme individuale.

Do të jetë një luftë e madhe. E shkuara mbetet e shkuar.

Atje kam kujtime shumë të bukura.

Por mund t’ju them se unë dua të fitoj Ligën e Kampionëve më shumë se çdo gjë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat