Arbitri i ndeshjes-lojtarëve të Lecce-s: Mourinho nuk ka luajtur futboll, si u bë i madh?

Futboll

Arbitri i ndeshjes-lojtarëve të Lecce-s: Mourinho nuk ka luajtur futboll, si u bë i madh?

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 21:35
Arbitri i ndeshjes-lojtarëve të Lecce-s

Arbitri i ndeshjes Lecce-Roma, Gianluca Aureliano, ka folur me lojtarët vendas, menjëherë pasi u përshëndet me Jose Mourinhon.

Prej vitesh, me kamerat e pranishme brenda ambienteve të stadiumeve, shikuesve nuk u mungon asgjë nga ajo që ndodh në fushë dhe jashtë saj, para, gjatë dhe menjëherë pas një ndeshje futbolli.

Pak para se të dy skuadrat të ktheheshin në fushë pas pjesës së parë, gjyqtari Gianluca Aureliano ndaloi për të folur me lojtarët vendas, duke u bërë disa pyetje.

“Sa ndeshje ka pasur? Çfarë ka fituar në botë? Ku ka luajtur futboll? Më thuaj”-u tha atyre Aureliano.

Sipas interpretimit të Edoardo Testonit dhe Simone Tiribocchi-t, komentatorëve të ndeshjes për “DAZN”, ka mundësi që arbitri t’i referohej pikërisht Mourinhos.

“Nuk ka luajtur. Kur bëhet kaq i madh…”, shtoi Aureliano.

Arbitri i ndeshjes, pra, mund të ketë diskutuar sukseset e portugezit me lojtarët e Lecces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat