Newcastle ngec ndaj Bournemouthit

Futboll

Newcastle ngec ndaj Bournemouthit

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 20:36
Bournemouth

Takimi Bournemouth-Newcastle u mbyll me barazimin 1-1, me skuadrat që ndanë pikët në takimin e vlefshëm për raundin e 23-të të Premier League.

Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke marrë avantazhin në minutën e 30’ me Senesi.

Megjithatë sfida foli për miqtë, të cilët gjetën barazimin në minutën e 45+2’ dhe diktuan ritmin e gjithë ndeshjes.

Në pjesën e dytë pasi disa tentative nga të dyja anët, por pa mundur të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Pas këtij takimi Bournemouth vuan në vend të 19-të me 18 pikë, teksa Newcastle renditet në vend të katërt me 41 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat