Vëllaznimi me kryesi të re

Futboll

Vëllaznimi me kryesi të re

Nga: K. G. Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 20:13
Vëllaznimi me kryesi të re

Vëllaznimi i Gjakovës po kalon periudhën më të rëndë në histori, sidomos me rezultate, ku janë në fund të tabelës me vetëm 2 pikë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Skuadra gjakovare ka zgjedhur kryesinë e re, duke pretenduar që në pranverë të janë me rezultate më të mira.

“Në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot është zgjedhur kryesia e KF Vëllaznimit, me këtë përbërje: kryetar: Dr. Gazmend Boshnjaku, nënkryetar: Erzen Kumnova; drejtor ekzekutiv: Ilirjan Zhubi, menaxher i përgjithshëm: Bujar Guci dhe drejtor sportiv: Edi Luzha.

Në ditët në vijim do të ju njoftojmë për shtabin teknik dhe futbollistët të cilët do të jenë pjesë e klubit”, njofton KF Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat