Batatina: Rezultati nuk ishte real

Futboll

Batatina: Rezultati nuk ishte real

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 18:09
Batatina

Llapi e ka nisur me fitore edicionin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët kanë triumfuar me rezultat minimal në udhëtim te Drenica 0-1, falë një goli nga penalltia nga Francisco Rivera.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë pas ndeshjes se rezultati nuk ishte real, pasi kanë mundur të fitojnë me epërsi më të thellë.

“Rezultati nuk ishte real pasi mund të shënonim shumë më shumë gola, pasi krijuam raste të mira”, tha Batatina.

Tutje Batatina ka deklaruar se kanë bërë transferime të qëlluara dhe kanë dy skuadra e që i presin suksese të mëdha.

“Mendoj që Llapi ka krijuar një skuadër për projekt trevjeçar dhe këta djem janë ata.

Kemi bërë transferime që po dalin të jenë të qëlluara”.

“Besoj se kemi një kontingjent të jashtëzakonshëm.

Brenda një skuadre kemi dy skuadra.

Është bërë një skuadër solide që mund të ketë suksese të mëdha”, theksoi Batatina pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat