Leicester turpëron Tottenhamin e sulmuesit Harry Kane

Futboll

Leicester turpëron Tottenhamin e sulmuesit Harry Kane

Nga: K. G. Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 17:48
Leicester City

Leicester City ka treguar lojë të madhe duke e shkelur me rezultat 4:1 Tottehamin. 

Spursat pësuan debakël në stadiumin "King Power" në Leicester.

Tottenham avancuan me golin e Bentancur në minutën e 14-të. 

Pas këtij golit ata pësuan katër golat dhe humbje turpëruese.

Golat i realizuan për vendasit Mendy (23'), Maddison (25'), Iheanacho (45+4') e Barnes (81').

Sulmuesi Harry Kane u paraqit standard për spursat por të pafuqishëm që të shmangin disfatën e thellë. 

Pas javës së 23-të në Premier League, Tottenham është në vend të pestë me 39 pikë dhe Leicester City i 13-ti me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat