Pjesa e parë: Pa gola mes Arsenalit e Brentfordit, Leicester në epërsi ndaj Tottenham

Futboll

Pjesa e parë: Pa gola mes Arsenalit e Brentfordit, Leicester në epërsi ndaj Tottenham

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në pesë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligën angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali po barazon pa gola 0:0 me Brentfordin.

Po ashtu, goli nuk është gjetur ende as në përballjen mes Crystal Palace dhe Brightonit, ku të dy skuadrat hyjnë në pushim duke barazuar 0:0.

Ndërkaq, situatë e njëjtë nuk është në përballjen mes Leicester Cityt dhe Tottenhamit, ku “Dhelprat” po avancojnë 3:1 kundër skuadrës së Antonio Contes.

Golat për Leicesterin i shënuan Mendy (minuta e 23’), Maddison (minuta e 25’) dhe Iheanacho (minuta e 45+4’), kurse golin e vetëm për Tottenhamin deri tani e shënoi Rodrigo Bentancur në minutën e 14’.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Arsenal 0:0 Brentford

Crystal Palace 0:0 Brighton

Fulham 1:0 Nottingham

Leicester 3:1 Tottenham

Southampton 1:0 Wolverhampton

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat