Përgjimet e Cherubinit

Futboll

Përgjimet e Cherubinit

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:54
Përgjimet e Cherubinit

Corriere della Sera ka publikuar përgjime të reja të drejtuesve të Juventus-it në lidhje me hetimin Prisma.

Më specifikisht flitet mbi të gjitha për rrogat, me Federico Cherubini-n që në një përgjim me financierin e klubit Stefano Bertola ka thënë:

“Lojtari ynë më i keq fiton sa lojtari më i mirë i Atalanta-s.

Zapata merr 1.8 milionë euro… edhe nëse do të blinim një qen do t’i jepnim 3 milionë e gjysmë euro”.

Drejtori aktual sportiv ka vazhduar: “Giaçherini më tha një ditë

: ‘Ndihem mirë tek Juventus, kur bëjmë stërvitje duket sikur është një çerekfinale e Champions League’.

“Ishin 24 lojtarë… kishim jashtë liste lojtarë që kushtonin 10 milionë bruto.

Kemi qenë shumë arrogantë në merkato, sepse Fabio (Paratici) i 5 viteve më parë nuk e merr Higuain 90 milionë euro, merr Gabriel Jesus për 10, dhe e kthen në një lojtar me vlerë 90 milionë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat