Pesë minuta lojë dhe Uzuni bëhet protagonist

Futboll

Pesë minuta lojë dhe Uzuni bëhet protagonist

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 21:18
Uzuni bëhet protagonist

Myrto Uzuni është protagonist i padiskutueshëm me Granadën në këtë sezon të LaLiga 2.

Sulmuesi beratas u bë protagonist në ndeshjen ndaj Tenerifes teksa fitoi penallti në minutën e pestë të pjesës së parë.

Sigurisht nga pika e bardhë u shfaq vetë lojtari i kombëtares i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe në fakt nuk gaboi.

Uzuni goditi me siguri duke shmangur portierin kundërshtar ndërsa konfirmohet lider i Granadës, por edhe lider i renditjes së golashënuesve në kampionat teksa ky ndaj Tenerifes ishte realizimi numër 16-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat