Thaçi: Drita ka lojtarë mjaft cilësor 

Futboll

Thaçi: Drita ka lojtarë mjaft cilësor 

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 19:18
Thaçi

Janë bërë më shumë se një muaj që kur trajneri Arsim Thaçi u prezantua në klubin e Dritës së Gjilanit dhe do ta drejtojë në stinorin pranveror që nis këtë vikend.

Trajneri i Dritës flet për eksperiencën në Dritë dhe fazën përgatitore në Antalya.

"Me ekipin jam përshtat shumë shpejt për faktin se i kam njohur shumicën e lojtarëve dhe me lehtësi e kanë kuptuar idenë dhe filozofinë e lojës sime.

Drita ka lojtarë mjaft cilësor, ndërsa kualitetet e tyre i kanë deshmuar edhe në të kaluarën.

Faza përgaditore shkoi shumë mire, kurse lojtarët kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe angazhuar ndaj punës.

Drita ka një grup te lojtarëve te dalluar futbollin tonë, të cilët detyrave te dhëna nga trajneri ju janë përgjigjur në mënyrë shumë profesionale", ka thënë Thaçi për faqen e FC Drita.

"Ndeshjet miqësore janë testi kryesor për vlerësimin e përgatitjes së lojtarëve në aspektin tekniko-taktik dhe fizik.

Në këto ndeshje kemi treguar paraqitje shumë të mira dhe shpresoj që edhe në kampionat t'i tregojmë vlerat tona si ekip.

Klubi ynë ka një grup lojtarësh të rinj në moshë dhe besoj shume që do të rriten edhe më shumë në aspektin e cilësisë në të ardhmen", deklaroi trajneri.

Sipas trajnerit, Drita do të përmirësohet dhe rritet nga ndeshja në ndeshje drejt objektivave të klubit.

"Ata do të rriten nga ndeshja në ndeshje, do të përmirësohemi në aspektin e cilësisë aty ku ka nevojë në mënyrë që t'i marrim rezultatet e pritura.

Shpresoj ta përmbyllim me objektivin që e kemi caktuar për këtë vit që është shpallja kampion", përfundoi Thaçi.

Drita e fillon stinorin pranveror me sfidën e së dielës si mysafar ndaj Trepçës '89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat