Shpërthejnë kritikat në Spanjë

Futboll

Shpërthejnë kritikat në Spanjë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 17:00
Shpërthejnë kritikat në Spanjë

Në Spanjë, aty ku i adhurojnë ndeshjet në oraret e vona, duket se kanë nisur të shfaqin pakënaqësitë e para.

Mediat e Madridit dhe ato të Barcelonës kanë kritikuar orarin e takimit të kthimit të vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Takimi i kthimit në Barcelonë do të luhet më 5 prill 2023 në orën 22:00.

Pikërisht ky orar në mesjavë ka sjellë shumë kritika.

Gazeta “Mundo Deportivo” në një editorial të saj e ka cilësuar të pakuptimtë caktimin e këtij takimi në mesjavë në orën 22:00.

“Të vendosësh një takim në një ditë jave, në orën 22:00, është absurditet.

Të vendosësh një ndeshje që mund të ketë kohë shtesë dhe penallti në orën 22:00 është marrëzi”, ka komentuar gazetari Havie Bosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat