I kërkuan që të shoh ndeshjet e kampionatit vendas, në Poloni për trajnerin e Kombëtares

Futboll

I kërkuan që të shoh ndeshjet e kampionatit vendas, në Poloni për trajnerin e Kombëtares

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 15:42
I kërkuan që të shoh ndeshjet e kampionatit vendas, në Poloni për trajnerin e Kombëtares

Ashtu si Sylvinho, edhe Fernando Santos do të nisë punën e tij duke ndjekur ndeshjet e kampionatit vendas.

Trajneri i Polonisë do të jetë në stadium për të parë nga afër sfidën mes Lechia Gdansk-ut dhe Widzew Lodz-it. Një zgjedhje kjo që është ktitikaur në Poloni.

Ish-lojtari i Kombëtares polake,  Radoslaw Kaluzny, ka ironizuar për faktin se në kampionatin Ekstraklasa nuk ka lojtarë të denjë për përfaqësuese.

Ai është shprehur për “Prezglad Sportowy”-n se Santos do të ndërrojë jetë nga mërzia duke ndjekur ndeshjet e kampionatit.

“Le ta paralajmërojmë më mirë Santosin që të marrë me vete një lupë në ndeshjet e Ekstraklasës, sepse është e vështirë të shohësh një polak në shumicën e grupeve.

E nëse dëshiron ta shohë bashkatdhetarin tonë duke luajtur në Ekstraklasa, me pasaportë të vlefshme dhe me aftësi në nivel përfaqësuesish, nuk do të bëjë pa mikroskop. Ose do të ngrijë ose do të vde.së nga mërzia”, është shprehur Radoslaw Kaluzny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat