Atletico Madrid mendon për Amrabat

Futboll

Atletico Madrid mendon për Amrabat

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 11:41
Atletico Madrid mendon për Amrabat

Në merkaton e janarit, Fiorentina refuzoi sulmin e Barcelonës për lojtarin e tyre Amrabat.

Tashmë, në skenë ka dalë një tjetër klub spanjoll, Atletico Madrid.

Sipas “Sport”, klubi italian e vlerëson mesfushorin të paktën 40 milionë euro.

Kështu, për të ulur shpenzimet e këtij transferimi, Atletico Madrid po mendon të përfshijë kartonin e argjentinasit De Paul në këtë tratativë.

Marokeni është një lojtar shumë i spikatur, sidomos pas Kupës së Botës në Katar.

Për të ka zëra interesimi nga klube të mëdha si Chelsea, Manchester United dhe Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat