Ish-sulmuesi i Real Madridit kalon te Sampdoria

Futboll

Ish-sulmuesi i Real Madridit kalon te Sampdoria

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 14:57
Hese Rodriguez

Hese Rodriguez është gati të bëhet një futbollist i ri i Sampdorias.

Klubi italian ka finalizuar marrëveshjen me sulmuesin spanjoll, aktualisht i lirë, i cili tashmë ndodhet në Genoa për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Hese do të zyrtarizohet nga Sampdoria pasi mbrojtësi Kollej të zyrtarizohet te Beshiktashi.

Sampdoria pritet të zyrtarizojë këtë nënshkrim së shpejti. Hese ka qenë pjesë e Real Madridit dhe PSZH-së, ndërsa së fundmi ka luajtur në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat