Skuadra braziliane e Santos kërkon të sjellë në radhët e saj sulmuesin uruguajan Edinson Cavani, që aktualisht luan me ekipin spanjoll të Valencia.
Sulmuesin 35-vjeçar ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2024, por palët mund të arrijnë një marrëveshje për një zgjidhje konsensuale të saj.
Ai që konfirmoi bisedimet është zv.presidenti i Santos, Jose Carlos de Oliveira, që për mediat tha:
“Ne po përpiqemi që ta mbyllim këtë marrëveshje, por asgjë nuk ka përfunduar ende. Ajo që kemi bërë është të kontaktojmë me Cavani dhe i kemi kërkuar të vijë të luajë për ne”.
“I kërkuam nëse ekziston mundësia që të luajë me ne.
I kemi bërë një propozim të mirë, por për momentin nuk ka pranuar.
Gjithsesi, ai nuk na dha një prgjigje përfundimtare”, tha zv.presidenti i Santos për “Globo Esporte”.
Pak kohë më parë, në radhët e Santos erdhi edhe sulmuesi Suarez.