Futbollisti spanjoll dhe këngëtarja shqiptare bëhen prindër për herë të parë

Futboll

Futbollisti spanjoll dhe këngëtarja shqiptare bëhen prindër për herë të parë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 12:46
Alberto Botia e Eleni Foureira

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është bërë nënë për herë të parë.

Mediat greke kanë raportuar se ajo dhe partneri i saj, futbollisti Alberto Botia, janë bërë prindër të një djali edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e tyre.

Kujtojmë se artistja ishte përfolur prej disa kohësh se ishte në një pritje të ëmbël pasi ajo papritur vendosi të anulojë turneun e saj.

Image

Më vonë Eleni i befasoi fansat me fotot ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur duke konfirmuar kështu se është në pritje të fëmijës së parë.

 Ajo publikoi foto në shtrat me partnerin e saj, ku pozonte e veshur me të brendshme të zeza dhe ekspozoi barkun e rrumbullakosur.

Daljet publike të Eleni Foureiras ishin të rralla, ashtu si edhe postimet e saj në rrjetet sociale, fakt që nxiti akoma më shumë thashethemet.

Gjatë kësaj kohe këngëtarja kishte zgjedhur që këtë lajm të lumtur ta mbante për vete dhe ta ndante vetëm me të afërmit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat