Legjenda e United me elozhe për mbrojtësin argjentinas

Futboll

Legjenda e United me elozhe për mbrojtësin argjentinas

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:43
Lisandro Martinez

Lisandro Martinez ishte një nga transferimet e verës për Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që paguan 57 milionë euro tek Ajax.

Dhe, performanca e argjentinasit nuk ka qenë zhgënjyese, madje legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand thekson se Martinez për të është aktualisht mbrojtësi më i mirë në Premier League ndërsa shton se ai është një lider.

“Lisandro Martinez është lojtari më në formë dhe mendoj se nuk ka shumë debat në lidhje me këtë.

E shoh Martinez si një lojtar shumë dominant, është agresiv dhe lider.

Ajo që më pëlqen është edhe fakti se ai komunikon shumë me shokët e skuadrës, si dhe tregon karakter në momentet e vështira.

Unë kam qenë nga ata që dyshoja te aspekti fizik i Martinez, e kam fjalën për gjatësinë dhe nuk e dija nëse do t’ia dilte të performonte në Premier League. por, trajneri ten Hag është treguar i zgjuar dhe është ai që i ka dominuar kundërshtarët duke qenë në kontrollin e topit për pjesën më të madhe të kohës.

Dhe, deri më tani Martinez nuk ka pasur probleme në lidhje me gjatësinë”, u shpreh Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat