Më në fund Ibra

Futboll

Më në fund Ibra

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:06
Më në fund Ibra

Milan është duke kaluar një krizë të thellë rezultatesh me kuqezinjtë që nuk e kanë gjetur rrugën e fitores në shtatë ndeshjet e fundit.

Bilanci rëndohet edhe më tepër kur bëhet fjalë se në këto sfida, kuqezinjtë janë eliminuar nga Kupa e Italisë, kanë humbur finalen e Superkupës ndaj Inter dhe po ashtu dolën me kokën poshtë nga derbi i fundit përballë “kushurinjve” zikaltër.

Trajneri Stefano Pioli është në vështirësi dhe duket se në gjithë këtë errësirë, tekniku 57-vjeçar shpreson të buzëqeshë falë rikthimit të Zlatan Ibrahimovic.

Sipas asaj që raporton Corriere Della Sera, suedezi duket se është gati për të marrë minutat e parë në këtë sezon dhe në sfidën me Torinon pritet të jetë në stol, për t’u aktivizuar më pas 10 deri në 15 minuta.

Një lajm tejet i rëndësishëm për kuqezinjtë pasi prezenca e Ibrës “lëkund” të gjithë ambientin dhe në këtë moment duket si një ilaç për skuadrën që ka humbur busullën dhe rrezikon ta hedhë në koshin e plehrave të gjithë sezonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat