Qyteti i Milanos i përket Zhangut

Futboll

Qyteti i Milanos i përket Zhangut

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:59
Qyteti i Milanos i përket Zhangut

Interi fitoi derbin e fundit me rezultatin e ngushtë 1-0, duke e veshur sërish Milanon zikaltër.

Qyteti italian i përket Steven Zhangut, i cili që prej kohës që ka ardhur në krye të klubit të Interit ka dominuar dukshëm derbin e Madoninës.

Që nga viti 2016, zikaltrit numërojnë 10 fitore në përballjet direkte me Milanin.

Ky i fundit arritur të fitojë vetëm 4 herë, ndërsa 5 të tjera kanë përfunduar në baraspeshë.

Në tërësi, janë 19 përballje mes dy gjigantëve italianë në të gjitha kompeticionet në epokën e Zhangut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat