Drejtori i Bayernit flet pa doreza

Futboll

Drejtori i Bayernit flet pa doreza

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:31
Hasan Salihamixhiq

Një nga lëvizjet më të bujshme, por edhe më të papritura të merkatos së janarit ishte transferimi i Joao Cancelos nga Manchester City te Bayern Munih.

Marrëdhënia e komplikuar me trajnerin Pep Guardiola detyroi portugezin të largohej nga Etihad Stadium teksa kaloi në Gjermani nëpërmjet formulës së huazimit deri në fundin e sezonit aktual.

Nga ana tjetër, bavarezët e kanë në dorë edhe ta blejnë kartonin e anësorit për shifrën e 70 milionë eurove, edhe pse së fundmi, drejtori i rekordmenëve gjermanë, Hasan Salihamixhiq bën hapa pas duke theksuar se një shifër e tillë është shumë për një klub si Bayern Munich.

“Ne ia kem bërë të qartë edhe Cancelos se 70 milionë euro për Bayernin janë shumë.

Është e vështirë ta imagjinojmë të paguajmë një shifër të tillë.

Por, nëse të gjitha palët gjejmë gjuhën e përbashkët mund të krijojmë një zgjidhje për Cancelon.

Më e rëndësishme është që ai të gjendet mirë në Munih”, u shpreh Cancelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat