Newcastle ndalet në shtëpi

Futboll

Newcastle ndalet në shtëpi

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 21:02
Newcastle ndalet në shtëpi

Newcastle nuk shkoi më shumë se barazimi në shtëpi përballë West Ham.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh dhe e nisën më së miri sfidën, vendasit nuk mundën të ruanin avantazhin dhe në fund lanë dy pikë të çmuara për vazhdimësinë në kampionat.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Callum Wilson në minutën e tretë.

Sulmuesi u shfaq i vetëm përballë portierit Fabianski pas një pasimi të Longstaff dhe nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë, miqtë u treguan të duruar dhe me kalimin e minutave e morën veten duke kaluar “shokun” momental.

Kështu, në të 32-tën, Lucas Paqueta përfitoi nga një këndore dhe riktheu baraspeshën. Në barazim u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, dëshira për të fituar nga të dyja palët ishte e lartë.

Edhe pse rastet më të mira ishin për Newacstle, por që në fund nuk ia dolën të konkretizonin.

Në këtë formë, sfida u mbyll në barazimin 1-1, me vendasit që marrin të dytin barazim dhe mbeten në vend të katërt me 40 pikë. Nga ana tjetër, West Ham renditet në vendin e 16-të me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat