Goli i tretë radhazi, sulmuesi shqiptar sërish shpërthen në Bundesliga I

Futboll

Goli i tretë radhazi, sulmuesi shqiptar sërish shpërthen në Bundesliga I

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 22:31
Berisha me shokë

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, është duke kaluar një moment fantastik në karrierën e tij.

24-vjeçari aktivizohet me Augsburgun, në Bundesligën gjermane, teksa mbrëmjen e sotme gjeti golin e tretë radhazi në kampionat.

Berisha arriti të tundte rrjetën në minutën e 55-të, duke i dhënë avantazhin Augburgut ndaj Bajern Leverkusen.

Pas një harkimi nga këndi, sulmuesi me origjinë shqiptare, që luan për kombëtaren gjermane, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas.

Ky ishte goli i gjashtë në 13 javë për Berishën, i cili ka regjistruar gjithashtu edhe 4 asiste.

Sulmuesi është një nga lojtarët më të mirë të momentit te skuadra e Augsburgut, duke u shndërruar në një lider të sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat