Zaniolo: Ka shumë lajme të rreme për mua

Futboll

Zaniolo: Ka shumë lajme të rreme për mua

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:01
Nicolo Zaniolo

Njëra nga sagat më të çuditshme të merkatos së janarit është ajo e Nicolo Zaniolos së Romës, i cili e dëshironte largimin nga klubi.

Bournemouthi bëri ofertë për Zaniolon në regjionin e 30 milionë eurove, ofertë kjo e cila u pranua nga Roma, por që lojtari e refuzoi kalimin te skuadra angleze.

Më pas, Roma e dënoi Zaniolon duke e përjashtuar nga skuadra, gjë që bëri t’ia ndërronte mendjen yllit italian dhe ta pranonte kalimin te Bournemouthi, por që ky i fundit vendosi të largohej nga marrëveshja.

Ndërkaq, kishte spekulime se Zaniolo ishte afër transferimit te Leeds fillimisht, pastaj edhe te Evertoni, por që si duket këto ishin të pavërteta.

“Ka shumë lajme të rreme për mua. Jam i gatshëm për ta ndihmuar AS Roman, dhe jam i gatshëm që ta jap më të mirën nga vetja për klubin”, tha Zaniolo.

Zaniolo nuk ishe kurrë afër kalimit te Leeds United ose Evertoni. Bournemouthi kishte një marrëveshje me Romën, por që lojtari e refuzoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat