Në kaos

Futboll

Në kaos

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 19:02
Tottenham Hotspur

Tottenham Hotspur ka siguruar një marrëveshje sponsorizimi tre-vjeçare prej 42.5 milionë sterlinash me qeverinë e Afrikës së Jugut – pavarësisht se vendi po konsideron një gjendje katastrofe për shkak të ndërprerjeve rekord të energjisë elektrike.

Për Spurs, marrëveshja është një përmirësim në 10 milionë funte në sezon që ata fitojnë nga sponsori aktual i tyre, tregtari online i makinave, Cinch.

Megjithatë, në Afrikën e Jugut, marrëveshja – e cila pritet të nënshkruhet në Londër këtë javë – është pritur me zemërim dhe tronditje.

Presidenti Cyril Ramaphosa po konsideron shpalljen e një gjendje katastrofe për shkak të ndërprerjeve rekord të energjisë elektrike që po gjymtojnë ekonominë dhe po përkeqësojnë varfërinë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe analistë të tjerë kanë ulur parashikimet e tyre për Afrikën e Jugut këtë vit pasi shtëpitë dhe bizneset janë zhytur në nje kaos per shkak te energjise elektrike qe mungon dhe faturat jane te medha…

Pikerisht fakti qe ata sponsorizojne te Tottenham duket nje fare “tallje” ndaj popullit qe ka nisur te protestoje kunder ketij vendimi.

Gjithashtu edhe ne Londer jane solidarizuar me kete gje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat