Abrashi, Shabani e Demhasaj me Grasshoppersin eliminohen nga Baseli i Zeqirit

Futboll

Abrashi, Shabani e Demhasaj me Grasshoppersin eliminohen nga Baseli i Zeqirit

Nga: K. G. Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 22:33
Baseli

Baseli është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Zvicrës në futboll.

Grasshoppersi si vendas ka pësuar humbje me rezultat 5:3 nga Baseli. 

Përballja e Kupës mes Grasshoppersit dhe Baselit, përveç spektaklit të golave, ka qenë edhe derbi mes futbollistëve të Kosovës.

Kapiteni Amir Abrashi u paraqit titullar, ndërsa Meritan Shabani u aktivizua nga minuta e 15-të dhe Shkëlqim Demhasaj në atë të 87-tën për Grasshoppersin.

Abrashi dhe Shabani u zëvendësuan në minutën e  79-të.

Andi Zeqiri ka luajtur standard për Baselin dhe u zëvendësua në minutën e 81-të.

Për Baselin shënuan Kade (29'), Frei (45+2'-nga penalltia), Amdouni (48' e 90+2'), Adams (65') dhe për Grasshoppersin realizuan Dadashov (52'), Seko (31’ e 73').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat