Dështon Real Madridi 

Futboll

Dështon Real Madridi 

Nga: K. G. Më: 29 janar 2023 Në ora: 22:59
Dështon Real Madridi 

Real Madridi ka dështuar para të shikuesve. 

Madrilenët u ndanë baras (0:0) me Real Sociedadin, në takimin e javës së 19-të në kampionatin spanjoll. 

Real ngec edhe më shumë nga lideri në renditjen e klasifikimit. 

Nuk mjafton dominimi kur nuk shënon, ky barazim e bën me dhimbje koke trajnerin Carlo Ancelottin, pasi tani janë pesë pikë larg rivalit të përbetuar e të përjetshëm Barcelonës. 

Futbollisti Karim Benzema përkundër lojës së mirë nuk shënuan në portën e Sociedadit.

Pas javës së 19-të, Barcelona kryeson me 47 pikë, duke lënë pas Realin me 42, Real Sociedadin 39 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat