Williams i jep fund ecurisë së jashtëzakonshme

Futboll

Williams i jep fund ecurisë së jashtëzakonshme

Më: 29 janar 2023 Në ora: 18:55
Inaki Williams

Inaki Williams do të humbasë një ndeshje në La Liga për herë të parë në shtatë sezone, përfshirë edhe sezonin aktual.

Sulmuesi ganez nuk do të luajë sonte kundër Celta Vigos për shkak të një lëndimi muskulor.

Williams ka luajtur 251 ndeshje radhazi që nga 20 prilli 2016, duke luajtur gjashtë sezone të plota nga 38 ndeshje, dhe tani seria e tij do të ndërpritet.

Është një seri rekord në historinë e La Ligas.

28-vjeçari ka shënuar pesë gola në 18 ndeshje të ligës spanjolle këtë sezon.

Inaki Williams numëron në total 362 paraqitje për Athletic Bilbaon. Ai ka shënuar 80 gola dhe ka kontribuar me 52 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat