Gattuso shpërthen ndaj gazetarit

Futboll

Gattuso shpërthen ndaj gazetarit

Më: 28 janar 2023 Në ora: 23:02
Gattuso

Tjetër “spektakël” në konferencë për shtyp nga Gennaro Gattuso. Trajneri i Valencia-s, që pak ditë më parë ka dalë kundër gazetarëve për disa pyetje, është përplasur me një gazetar tjetër në prag të ndeshjes kundër Valladolid.

Ish-milanisti është zemëruar gjatë konferencës për shtyp për një pyetje në lidhje me eliminimin ng Kupa e Mbretit, pas humbjes së pësuar kundër Athletic Bilbao.

Gazetari në fjalë i ka kërkuar Gattuso-s arsyen pse kishte një shprehje të shëmtuar në shtëpi gjatë përgjigjeve që jepte gjatë konferencës për shtyp.

“Ti ke luajtur ndonjëherë futboll?”, ka pyetur trajneri i Valencia-s gazetarin. “Unë jam 45 vjeç, jam trajner prej 10 vitesh dhe kam luajtur për 20 vite.

“Janë 30 vite që jam në futboll dhe sipas mendimit tënd duhet të vij në konferencë për shtyp duke qeshur dhe duke qenë i lumtur pas një paraqitje si ajo kundër Bilbao-s?

“Si trajner kam shqetësime dhe dyshime pas asaj ndeshje, por mendon se kam frikë se mund të më largojnë? Më pyest pse jam i nxirë në fytyrë? Kam një fytyrë m… sepse kam humbur 3-1 një çerekfinale!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat