Mane dhe gjobat

Futboll

Mane dhe gjobat

Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:56
Mane dhe gjobat

Sadio Mane e ka nisur nga ky sezon aventurën e tij te Bayern Munich. Megjithatë, emri i senegalezit do të mbetet në historinë e Liverpool-it falë golave të tij dhe trofeve të fituar. Por edhe për një arsye tjetër: gjobat…

Pikërisht kështu, sepse pavarësisht se futbollisti është i njohur për gjakftohtësinë e tij, një ish-shok skuadre, Andy Robertson, ka zbuluar gjatë podcast-it ‘We are Liverpool’ se Mane merrte me të vërtetë shumë gjoba për shkak të “harresave” të tij.

Në veçanti sulmuesi senegalez, kur ishte momenti për të luajtur në transfertë jashtë vendit, e harronte shpesh pasaportën duke i krijuar më shumë se një vonesë skuadrës.

“Po, merrte gjoba. Shumë dhe të kushtueshme. Nëse harron pasaportën për transferta të heqin një pjesë të madhe të rrogës”, ka shpjeguar Robertson.

“Mane, në këtë kuptim, ishte një nga ata që gjobitej disa herë. Na vononte të gjithëve: aeroplanin dhe oraret tona”, kanë qenë fjalët e mbrojtësit të Liverpool-it të publikuara edhe nga Sportbible.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat