​Ronaldo me shokë eliminohen nga Super Kupa e Arabisë Saudite

Futboll

​Ronaldo me shokë eliminohen nga Super Kupa e Arabisë Saudite

Më: 26 janar 2023 Në ora: 21:33
​Ronaldo

Skuadra e Al Nassrit së bashku me Cristiano Ronaldon janë eliminuar nga Super Kupa e Arabisë Saudite.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “King Fahd International”, Al Ittihad e ka eliminuar Al Nassrin nga Super Kupa e Arabisë Saudite, duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo luajti deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, por nuk arriti ta shpëtonte skuadrën e tij nga humbja në këtë ndeshje, madje nuk arriti ta gjejë as golin.

Golat për Al Ittihad i shënuan Romarinho (minuta e 15’), Hamdallah (minuta e 43’) dhe Shanqeeti (minuta e 90+4’), kurse golin e nderit për Al Nassrin e shënoi Anderson Talisca në minutën e 67’.

Me këtë fitore, Al Ittihad vazhdon në finale të kësaj gare, ku atje do të përballet me skuadrën e Al Feihas.

Ndërkaq, Ronaldo ende mbetet pa gol në një ndeshje zyrtare.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Al Ittihad. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat