Kampioni i Italisë, të hënën zyrtarizon përforcimin e madh

Futboll

Kampioni i Italisë, të hënën zyrtarizon përforcimin e madh

Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:49
Kampioni i Italisë, të hënën zyrtarizon përforcimin e madh

Nikolo Zaniolo po afrohet gjithnjë e më shumë te Milani.

Humbja e kampionëve në fuqi ndaj Lazios nuk e ngadalësoi inercinë e marrëveshjes që në kushte të caktuara do të realizohet.

Maldini dhe Zlatan Ibrahimoviç patën një diskutim mbi mundësinë e menaxhimit të aspektit të karrakterit të Zaniolos, një nga dyshimet më të mëdha të drejtuesve të “kuqezinjve”, dhe rezultati pozitiv bëri që Milan të përshpejtojë.

Zaniolo dëshiron të largohet nga Roma, klubi “verdhekuq” duhet të fitojë para dhe aktualisht nuk ka konkurrencë.

Sipas gazetarit Daniele Longo, Milan do të paguajë një huazim 1-2 milionë euro menjëherë, por me detyrimin për ta blerë për 23 milionë euro.

Synimi i Milanit është ta mbyllë këtë marrëveshje deri të hënën më 30 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat