Josa: Nuk e filluam mirë ndeshjen, jo se Bylisi bëri ndonjë gjë të madhe

Futboll

Josa: Nuk e filluam mirë ndeshjen, jo se Bylisi bëri ndonjë gjë të madhe

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:57
Mirel Josa

Pas disa fitoreve radhazi, Vllaznia ka humbur kundër Bylisit në transfertë me rezultatin 1-0.

Në debutimin e trajnerit të ri, Shensoji, ballshiotët kanë dalë me tre pikë dhe kanë shkëlqyer në misionin e tyre për të mundur shkodranët, me këta të fundit që humbasin terren për titull.

Në minutën e 53 do të aktivizohej edhe Bekim Balaj që hyri nga stoli, por pa mundur të ndryshojë fatet e takimit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Souza në minutën e 58, që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes.

Gjithashtu ka pasur edhe vend për një incident pasi tifozët e Bylisit kanë goditur me sende Smajlin, por lojtari ka vazhduar më tej pas ndihmës së mjekëve.

Nga ana tjetër Laçi nuk i ka lënë asnjë shpresë Kastriotit që të mendonte marrjen e një pike. Krutanët vinin pas një rezultati pozitiv me Partizanin, por këtë herë u mundën me shifrat 4-1.

Goli i parë u shënua nga Shkurtaj në të 15, ndërsa Spahiu dyfishoi në të 31 me të majtën “e hidhur” që ishte e pandalshme për portierin kundërshtar. Adeleke trefishoi shifrat në të 48 dhe Cela shkurtoi diferencat në të 82. Kur pritej fundi i takimit, Geci shënoi edhe golin e katërt.

Mirel Josa, trajner “Nuk e filluam mirë ndeshjen, jo se Bylisi bëri ndonjë gjë të madhe.

E pësuam golin nga një goditje standarte.

Duhej ta kishim evituar atë rast. Ne nuk i lamë hapësira Bylisit, thjesht kur pësuam golin duhej të ishim më të qetë.

Vllaznisë nuk i mungoi dëshira sot për të fituar, thjesht duhej të ishim më të shpejt në pasimin e topit në mesfushë.

Bylisi ishte po ai si në Kupë, nuk kishte ndonjë gjë ndryshe.

Nuk është problem euforia.

Sot kemi bërë një hap mbrapa, por kemi ndeshje tjetër për ta rikuperuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat