Santos bën premtimin e madh

Futboll

Santos bën premtimin e madh

Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:51
Santos bën premtimin e madh

Fernando Santos Portugez, trajner i kombëtares portugeze derisa u eliminua në çerekfinalen e Kupës së Botës “Katar 2022”, është prezantuar sot si kreu i pankinës së Polonisë, një pozicion në të cilin pason Czeslaw Michniewicz, duke shpresuar të gjejë qëndrueshmërinë.

Trajneri nga Lisbona, 68 vjeç, i cili do të sfidojë zyrtyarisht kuqezinjtë e Shqipërisë më 27 mars, në fushatën eliminatore të “Euro 2024”, u shpreh me gjuhë optimiste gjatë prezantimit dhe ishte në favor të “punës së palodhur”. Ai sqaroi se “pa lojtarë nuk ka trajnerë dhe anasjelltas”.

Pikërisht aftësia e tij për të marrë më të mirën e individualiteteve të mëdha ishte një nga faktorët që polakët e vlerësuan më së shumti, për ta graduar në krye të kombëtares, një fakt që Santos e njohu:

“Për fat të mirë, unë gjithmonë kam trajnuar lojtarë të shkëlqyeshëm. Të gjithë kanë mentalitetin dhe personalitetin e tyre, por trajneri duhet të dijë se si t’i kombinojë ata. Gjatë stërvitjes, unë jam përgjegjës, lojtarët duhet të më respektojnë dhe gjithmonë e kanë bërë këtë”.

Theksi në mbrojtje, një nga shenjat kryesore të portugezëve, do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në eksperiencën e tij polake: “Nëse ne nuk vendosim themele të mira dhe ndërtojmë një shtëpi të fortë, shtëpia do të shembet. Dhe mbrojtja është baza”.

Megjithëse premtoi të qëndronte në Varshavë “për të qenë më polak”, Santos nuk do të kthehet në Poloni deri në shkurt, kur do ta bëjë këtë i shoqëruar nga ekipi i tij teknik. Më 24 mars ai do të ketë debutimin zyrtar kundër Republikës Czecheke, në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2024”.

Që nga ai moment, të gjitha përpjekjet e tij do të përqendrohen në arritjen e kualifikimit në Europianin e ardhshëm që do të luhet në Gjermani, siç tregohet nga Presidenti i Federatës Polake, Cezary Kulesza. “Kontrata me Santos ka dy cikle: i pari lidhet me Europianin 2024, ndërsa i dyti me Kupën e Botës 2026. Ishte më e mira për të dyja palët”.

Përkundër asaj që ndodhi me paraardhësin e tij në detyrë, Czesaw Michniewicz, komunikimi i mirë me lojtarët, shtypin dhe tifozët nuk duket se janë problem me ardhjen e Santos, i cili është mësuar të pranojë kritika dhe t’i ventilojë ato në fushën e lojës.

Në një aluzion të qartë për pakënaqësinë e Robert Lewandowski gjatë menaxhimit të Michniewicz, Santos theksoi se ai do të përpiqet të mos e lejojë atë problem përsëri dhe premtoi “të kthejë pasionin, gëzimin për familjen”.

Santos vjen nga drejtimi i portugezëve gjatë tetë viteve të fundit dhe sukseset e tij më të mëdha ishin titulli i “Euro 2016” dhe Liga e Kombeve 2019 -ës, por fiaskoja që pësoi me humbjen në Katar kundër Marokut, përplasjen me Cristiano Ronaldon vendosi kursin e tij të ri profesional.

Nga ana e saj, ekipi polak po kalon një lloj udhëtimi në shkretëtirë për vite me radhë. Përkundër cilësisë së Lewandowski dhe shokëve të tij, mungesa e një drejtimi të mirë teknik ka irrituar aspiratat për të bërë histori në turne të mëdha. Në “Katar 2022” Polonia u eliminua në 1/8 finale kundër Francës (3-1).

Santos bëri premtimin e madh, gjithsesi: “Unë dua të bëj në Poloni atë që bëra në Greqi dhe Portugali. Dua të lë një trashëgimi, diçka për të ardhmen… Unë dua të hedh themelet për një kombëtare të re, duke u përqëndruar gjithashtu në ekipet e të rinjve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat