Kukësi nuk di të fitojë

Futboll

Kukësi nuk di të fitojë

Më: 22 janar 2023 Në ora: 15:21
Kukësi nuk di të fitojë

Kukësi vijon të vuajë në fund të renditjes së Kategorisë Superiore, ndërsa e ka mbyllur me disfatë takimin e raundit të 17-të.

“Verilindorët” u mundën 0-2 nga Erzeni në “Kukës Arena”, duke mos mundur të bëjnë atë kthesën e shumëpritur, ndërkohë që shijakasit vijojnë të surprizojnë.

Pjesa e parë e takimit vijoi me barazim pa gola deri në minutën e 45+2’, kur Alan Calbergue u dhuroi avantazhin miqve.

Ndërsa në fraksionin e dytë Erzeni do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, këtë herë me Patrick Nonato që shënoi në minutën e 62’.

Pas këtij raundi Erzeni ngjitet në vend të katërt me 26 pikë, 2 pikë larg Vllaznisë së vendit të tretë, që përkon me vendin e fundit në renditje që shkon në kupat e Europës.

Ndërsa Kukësi nga ana tjetër vuan në fund të renditjes, teksa deri në këtë javë ka grumbulluar gjithsej 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat