Interit mund t’i largohen tre mbrojtës të tjerë

Futboll

Interit mund t’i largohen tre mbrojtës të tjerë

Më: 22 janar 2023 Në ora: 14:19
Interit mund t’i largohen tre mbrojtës të tjerë

E ardhmja e Milan Skriniar mbetet ende një enigmë, ndërsa Galtier së fundmi deklaroi se herët apo vonë, mbrojtësi do të bashkohet me Paris Saint-Germain.

PSG po punon seriozisht për të marrë menjëherë Skriniar dhe po përgatit ofertën e tij, një veprim i bukur për të ruajtur marrëdhëniet mes klubeve, me Interin që do të ishte i gatshëm të privonte veten nga sllovaku për 20 milionë euro, për të mos e humbur në fund falas.

Megjithatë, Skriniar nuk është i vetmi emër që pritet të largohet nga “zikaltërit”.

Mediet italiane raportojnë se me shumë mundësi Interit do i duhet ta rindërtojë nga e para të gjithë mbrojtjen, pasi kontrata e de Vrij po skadon dhe tashmë ka marrë një ofertë për rinovim, por ai do të donte të kalonte në Premier League.

D’Ambrosio po ashtu duhet të rinovojë, ndërsa Acerbi, ndonëse është vendimtar te “zikaltërit” ende ndodhet në dyshim, pasi Lazio kërkon 4 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa rroga e dëshiruar nga lojtari është 2.6 milionë euro në vit.

Ndërsa një sy duhet hedhur edhe nga situata e Bastonit, atij i skadon kontrata në 2024-ën dhe rrezikon që të përsëritet skenari i njëjtë me Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat