Bonucci: Juve, dragua me 7 koka

Futboll

Bonucci: Juve, dragua me 7 koka

Më: 21 janar 2023 Në ora: 20:50
Bonucci

Juventusi u trondit mbrëmjen e kaluar, teksa Gjykata e Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit, vendosi t’i heqë 15 pikë nga renditja e sezonit aktual, pasi gjeti parregullsi dhe falsifikime në bilancet e klubit.

Pas një hetimi të gjatë, bardhezinjtë u shpallën fajtorë dhe u ndëshkuan me heqje pikësh, duke komplikuar tashmë objektivat sezonalë, megjithatë për të ngritur moralin ka menduar kapiteni Leonardo Bonucci.

Ky i fundit ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku i krahason bardhezinjtë me një “dragua me 7 koka” dhe premton ringritjen shumë të shpejtë të skuadrës.

“Juventus është si një dragua me 7 koka. I pret një dhe del një tjetër. Nuk dorëzohet kurrë, pasi forca e klubit buron te ambienti”, shkroi Bonucci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat