Napoli i Rrahmanit fiton ndaj Salernitanas

Futboll

Napoli i Rrahmanit fiton ndaj Salernitanas

Më: 21 janar 2023 Në ora: 20:07
Napoli i Rrahmanit fiton ndaj Salernitanas

Napoli nuk ka gabuar, duke e mposhtur pastër 0:2 në udhëtim Salernitanan në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Kjo fitore i dërgon ata në 12 pikë më shumë se vendi i dytë në Serie A.

Giovanni Di Lorenzo kaloi mysafirët në epërsi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Me të nisur pjesa e dytë, Osimhen e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të të ndeshjes.

Qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani luajti tërë ndeshjen.

Me këtë fitore, Napoli tani shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e parë, 12 më shumë se Milani i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Salernitana mbetet e 16-ta me 18 pikë, gjashtë më shumë se zona e rrezikshme që dërgon në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat