Altin Aliji po stërvitet me ekipin e parë

Futboll

Altin Aliji po stërvitet me ekipin e parë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:39
Altin Aliji

Talenti i futbollit nga Shkupi, Altin Aliji, është vënë nën urdhërat e trajnerit Muarem Bajrami, duke u stërvitur me skuadrën e parë të “luanëve” nga Gjorce Petrov.

I rritur te Vardari i Shkupit, Aliji ka katër muaj që po ushtron me Makedonija GJP.

Gjatë kësaj faze përgatitore, adoleshenti është aktivizuar nga disa minuta në cdo ndeshje miqësore, si sulmues qendror.

16-vjecari pardja ka shënuar edhe golin e parë për Makedonija GJP në një ndeshje turneu kundër Radniçkit nga Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat