RB Leipzig i merr pikë Bayernit në derbin gjerman 

Futboll

RB Leipzig i merr pikë Bayernit në derbin gjerman 

Nga: K.G. Më: 20 janar 2023 Në ora: 22:27
Pamje nga ndeshja

Bayerni i Munihut nuk ka arritur më se një pikë në udhëtim, duke luajtur baras (1:1) me RB Leipzig-un.

Secila skuadër shënoi nga një gol dhe fitoi nga një pikë në kuadër të javës së 16-të të Bundesliga I.

Futbollisti Choupo-Moting në minutën e 37-të, kaloi në epërsi Bayernin.

Në pjesën e dytë, vendasit barazuan falë golit të Halstenberg në minutën e 52-të.

Bayerni kryeson me 35 pikë, ka 6 më shumë se RB Leipzig në vend të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat