Depay kalon te Atletico Madridi

Futboll

Depay kalon te Atletico Madridi

Më: 20 janar 2023 Në ora: 14:32
Depay

Atletico Madridi ka zyrtarizuar Memphis Depayn si lojtari i ri i tyre.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një komunnikate të lëshuar në faqen zyrtare.

28-vjeçari ka nënshkruar për pjesën e mbetur të sezonit dhe dy sezone të tjera me klubin madrilen.

“Sulmuesi i gjithanshëm 28-vjeçar ka nënshkruar për pjesën e mbetur të sezonit dhe dy sezone të tjera.

Memphis Depay (13 shkurt 1994, Moordrecht, Holandë) është një lojtar i ri i Atlético de Madrid pas marrëveshjes së arritur me FC Barcelona për transferimin e sulmuesit holandez në klubin tonë, duke nënshkruar për pjesën e mbetur të sezonit dhe dy sezone të tjera”, thuhet në komunikatën e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat