Pas pushimit, Bundesliga i rikthehet aksionit me ndeshjen mes Leipzigut e Bayernit

Futboll

Pas pushimit, Bundesliga i rikthehet aksionit me ndeshjen mes Leipzigut e Bayernit

Më: 20 janar 2023 Në ora: 10:52
Pas pushimit, Bundesliga i rikthehet aksionit me ndeshjen mes Leipzigut e Bayernit

Bundesliga gjermane i rikthehet aksionit sot pas një pushimi të konsiderueshëm dimëror, me vetëm një ndeshje e cila do ta hap xhiron e 16 të këtij edicioni.

Me fillim nga ora 20:30 stadiumi “Red Bull Arena” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes RB Leipzigut dhe Bayern Munichut.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në muajin nëntor të vitit që lamë pas, të dy skuadrat arkëtuan pikët e plota pasi që Bayerni e mposhti Schalken 2:0, kurse Leipzigu shënoi fitore të ngushtë 2:1 kundër Werder Bremenit.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë gjashtë pikë në tabelë, ku Bayerni zë vendin e parë me 34 pikë, krahas Leipzigut që renditet i treti me 28 pikë.

20:30 RB Leipzig – Bayern Munich (Stadiumi Red Bull Arena)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat